Sport

Befason milanisti Ibrahimovic me ‘look’-un e tij të ri: “E ardhmja është e ndritur!”

Suedezi ka befasuar me pamjen e tij të re me bishtin ‘Shaolin’. Në rininë e tij të hershme, Zlatan është ushtruar edhe në karate

14 Gusht 2022, 15:20 Nga DOSJA

Befason milanisti Ibrahimovic me ‘look’-un e tij të ri:

ITALI - Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, në pritje të rikthimit të tij në fushë, e ndoqi Milanin duke mposhtur Udinesen nga ana tjetër, jashtë skuadrës në pankinë. Gjithsesi, suedezi befasoi me pamjen e tij të re, që të kujton atë që ishte parë në shtator të vitit të kaluar. 

Eshtë fakt dhe dihet se sulmuesi suedezo-boshnjak është ushtruar në rininë e tij edhe në sportin e karatesë. Ndaj, si për ta dëshmuar këtë, Zlatan është shfaqur në fushë, me bishtin karakteristik ‘Shaolin’. Këtë ndryshim në ‘look’ Ibra e ka treguar në faqen e tij në Instagram me mbishkrimin e mëposhtëm: "E ardhmja është e bukur!"

Befason milanisti Ibrahimovic me ‘look’-un e tij të ri:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll