Aktualitet

Sherr për pronat mes fqinjëve në Korçë, një i plagosur me thikë! Shoqërohet autori

Ngjarja është regjistruar pranë shkollës Demokracia, në lagjen nr. 4 të qytetit të Korcës në rrugën Thanas Mërtiri. Deri më tani, raportohet se vetëm një person ka mbetur i plagosur me thikë.

14 Gusht 2022, 12:27 Nga k.m.
Sherr për pronat mes fqinjëve në Korçë, një i
Foto ilustruese

KORÇË- Një konflikt mes disa personave është regjistruar në Korçë, mesditën e sotme, ku një person ka mbetur i lënduar. Ngjarja është regjistruar pranë shkollës Demokracia, në lagjen nr. 4 të qytetit të Korcës në rrugën Thanas Mërtiri. Deri më tani, raportohet se vetëm një person ka mbetur i plagosur me thikë. 

Sipas informacioneve policore, dy komshinjtë janë zënë duke u goditur, ndërsa njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin. I plagosuri ndodhet në spital, Rustem Beqiri, 60 vjeç, ndohet në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori 68-vjeçari Niko Prifti është shoqëruar në komisariat. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave. Deri më tani mendohet se përplasja ka nisur pas një konflikti për pronat, por ende nuk është e konfirmuar.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një shtetas tjetër, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes. Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. B., 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

korce sherr mes fqinjeve ne korce

Sondazh

Poll