Aktualitet

Sërish radhë në Kakavijë dhe Kapshticë, pala greke punon vetëm me 2 sportele

Shkak për radhën e krijuar është bërë sërish pala greke, e cila ka punuar gjatë gjithë natës vetëm me një sportel, duke shkaktuar kështu një radhë kilometrike.

14 Gusht 2022, 09:41 Nga k.m.
Sërish radhë në Kakavijë dhe Kapshticë, pala greke
Foto ilustruese

TIRANË- Ashtu si dje, edhe mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare të hyrjeve në Shqipëri, në Kakavijë dhe Kapshticë janë shënuar sërish radhë të gjata automjetesh që presin për t'u futur në tokën shqiptare. Shkak për radhën e krijuar është bërë sërish pala greke, e cila ka punuar gjatë gjithë natës vetëm me një sportel, duke shkaktuar kështu një radhë kilometrike.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit, pala greke ka vënë në dispozicion 2 sportele për kalimin e automjeteve. Ndërkohë, për shkak të fluksit të madh pala shqiptare po punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa 2 sportele në dalje.

Edhe në Kapshticë, situata nuk është më e mirë. Pala greke vazhdon me zvarritjen, ndërsa pala shqiptare ka 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Edhe dje ishte e njëjta situtatë, por gjatë pasdites, pala greke vendosi që të shtonte sportelet dhe t'i përgjigjej "fluksit". 

Sipas të dhënave rezulton se përmes pikës kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyre mbi 9739 persona ndërsa kanë dalë rreth 4444 persona.

radhe ne kufi me greqine

Sondazh

Poll