Politike

Nesër nis faza e dytë e regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta, afati deri më 25 gusht

Evis Kushi ka publikuar njoftimin në rrjetet sociale, ku bën me dije se faza e regjistrimit do të zgjasë deri më 25 gusht.

14 Gusht 2022, 11:43 Nga k.m.
Nesër nis faza e dytë e regjistrimeve për klasat e para dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Nesër nis faza e dytë e regjistrimeve në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar njoftimin në rrjetet sociale, ku bën me dije se faza e regjistrimit do të zgjasë deri më 25 gusht. Ndaj dhe u bën thirrje prindërve që nuk e kanë mundur të regjistrojnë fëmijët të shfrytëzojnë këtë fazë.

"Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht. Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 - 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar. Faleminderit dhe suksese!", shkruan ministrja.

POSTIMI I EVIS KUSHIT: 

Formulari i aplikimit këtë vit mund të plotësohet në e-Albania. Një vit më parë kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa këtë vit sistemi i ka përfshirë të gjitha shkollat e vendit. Tanimë aplikimi ka nisur deri në fillimin e vitit të ri shkollor më 12 shtator.

evis kushi

Sondazh

Poll