Dritan Leli kërkesë institucioneve: Hiqini licencën kompanisë së pastrimit, s'po e bën punën
Numri një i Bashkisë ka bërë me dije se institucioni që ai drejton tashmë ka marrë në dorë çështjen e kontratës me kompaninë.
VLORË- Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka prezantuar sot “flotën” e re të makinave që përdoren për mbledhjen e mbeturinave në qytet. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të kontribuojnë më shumë për të mbajtur Vlorën pastër. Ndërsa nuk harroi të përmendte dhe kompaninë përgjegjëse për pastrimin e qytetit. Numri një i Bashkisë ka bërë me dije se institucioni që ai drejton tashmë ka marrë në dorë çështjen e kontratës me kompaninë.
"Gëzimi i kësaj dite ka nisur ca vite më parë, por koha e pengesat nuk mi kanë ndryshuar ëndrrat për ta bërë Vlorën të pastër. Nga sot, shpresoj shumë që t’ia arrijmë. Ngërçet e pafundme që krijoi dhe ende po krijon firma ‘Duka’, përgjegjëse për pastrimin e qytetit, e bënë të ngutshme ndërhyrjen me këto super mjete që po prezantojmë sot, 20 makina të teknologjisë së fundit që do të bëjnë mbledhjen e mbeturinave,"-shkruan ndër të tjera Leli.
POSTIMI I PLOTË:
Gëzimi i kësaj dite ka nisur ca vite më parë, por koha e pengesat nuk mi kanë ndryshuar ëndrrat për ta bërë Vlorën të pastër. Nga sot, shpresoj shumë që t’ia arrijmë. Ngërçet e pafundme që krijoi dhe ende po krijon firma ‘Duka’, përgjegjëse për pastrimin e qytetit, e bënë të ngutshme ndërhyrjen me këto super mjete që po prezantojmë sot, 20 makina të teknologjisë së fundit që do të bëjnë mbledhjen e mbeturinave.
Ata që do të pyesin se përse u kujtuam kaq vonë, jo, nuk u kujtuam kaq vonë! Vënia e makinave në shërbim të qytetit ishte parashikuar të bëhej bashkë me përfundimin e Landfillit të Sherishtës, por vonesat e tij dhe nevojat e qytetit për të shpëtuar nga mbetjet, nuk na lejojnë vonesa të tjera. Në këtë pikë, përdorimi i këtyre mjeteve dhe heqja e licencës së firmës së pastrimit janë zgjidhja e vetme për qytetin. Nuk do harroj e as do lodhem të përsëris edhe kërkesën e vazhdueshme për t’i hedhur mbetjet në kosh, aty ku kanë vendin, as nga makina, as nga ballkoni e as nëpër rrugë! Të përpiqemi të gjithë bashkë ta mbajmë Vlorën të pastër, jemi në zemër të sezonit turistik!
Disa ditë më parë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit gjobiti me 500 mijë lekë Bashkinë e Vlorës për keqmenaxhim të mbetjeve. Agjencia e ka marrë vendimin ndaj Lelit, duke arsyetuar se nuk janë marrë masat e duhura për pastrimin e qytetit edhe në një kohë kur është në kulmin e sezonit turistik.
Sondazh
Kuvendi rezolutë KQZ-së: Partitë të zbardhin shpenzimet e fushatës
Ilirian Celibashi TIRANË- Transparenca e shpenmzive të partive politike ka qenë ndër çështjet kryesore të sesionit t&e...
Fluks në Kakavijë, Meta thirrje qeverisë: Vendosni kontakte me palën greke
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për trafikun e rënduar në pikën kufitare t&eum...
“Unë fiqtë, Iliri miqtë”/ Kundërsulmi i Veliajt ndaj Metës: Unë shita fruta, ai shiti shokët
Erion Veliaj Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i kthen përgjigje Ilir Metës, të angazhuar ditët e fundit kundër ...
Gruri i përhapur në autostradën Tiranë-Durrës, Braçe: Është buka dhe nuk shkelet, mesazhi për Policinë
Gruri duke u ngarkuar në kamionë pas aksidentit TIRANË- Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në dre...
Plagosja e inspektorit, Veliaj: Qani Muça, një person me precedent penalë, kriminelët s’e ndalin zhvillimin e Tiranës
Erion Veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj shkruan se Qani Muça, qytetari që plagosi punonjësin e Inspekt...
Ambasadori britanik lajmëron: Do ketë ‘non grata’ të tjerë, valë e dytë deri në fund të vitit!
Alastair King-Smith dhe Muhamed Veliu Britania e Madhe do të sjellë një valë të dytë shpalljesh ‘non grata’ polit...
''Mediat e huaja jehonë bukurive shqiptare", Rama publikon shifrat: 18 820 spanjollë vizituan Shqipërinë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të postimi në facebook ka bërë publike shifrat e turistëve spanjoll që...
Përmbytjet në Tiranë, Berisha: Erion Betoni krihet në vakanca luksi
Sali Berisha TIRANË- Tirana sot u përball me një situatë të pazokontë pasi një stuhi rrebeshi dhe shiu pushtoi kryeqytet...
Bajram Begaj zhvillon vizitën e parë jashtë vendit si president, të hënën shkon në Kosovë
Bajram Begaj KOSOVË- Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj do të nisë vizitën e parë jashtë vendit me Kosovën....
Udhërrëfyesi i negociatave, Greqia mund t’i bllokojë bisedimet kurdo për detin - Gazeta Si
Edi Rama TIRANË- Përparimi i Shqipërisë në bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian kushtëzohet mes t&eu...
