Politike

Bajram Begaj vizitë zyrtare në Kosovë të hënën, takim 'kokë më kokë' me Osmanin, zbardhet axhenda

Më pas dy presidentët do të zhvillojnë një takim 'kokë më kokë' dhe në përfundim do të dalin në një konferencë të përbashkët shtypi.

13 Gusht 2022, 18:19 Nga e.k
Bajram Begaj vizitë zyrtare në Kosovë të hënën,
Bajram Begaj

TIRANË-  Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë. Kjo është dhe vizita e tij e parë si President jashtë vendit që pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit me 24 korrik.

Begaj mbërrin të hënën në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, e cila në orën 10:00, do ta presë presidentin me ceremonitë më të larta shtetërore, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë. Më pas dy presidentët do të zhvillojnë një takim 'kokë më kokë' dhe në përfundim do të dalin në një konferencë të përbashkët shtypi.

“Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media”, thuhet në njoftim.

Në njoftimi thuhet se mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në orën 09:15.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

bajram begaj vjosa osmani

Sondazh

Poll