Politike

Vizita e parë zyrtare në Kosovë si President, zbardhet agjenda e takimeve të Bajram Begajt

Sipas axhendës së publikuar, vizita nis me ceremoninë pritëse nga presidentja Vjosa Osmani, kryetarin e parlamentit Glauk Konjufca dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti.

14 Gusht 2022, 10:55 Nga k.m.
Vizita e parë zyrtare në Kosovë si President, zbardhet agjenda e
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë. Nesër dhe pasnesër, Begaj do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës në Prishtinë. Sipas axhendës së publikuar, vizita nis me ceremoninë pritëse nga presidentja Vjosa Osmani, kryetarin e parlamentit Glauk Konjufca dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu, do të zhvillojë homazhe tek varri i presidentit Rugova, vizitë në shtëpinë muze të familjes Jashari si dhe nderime para memorialit të personave të zhdukur. Në ditën e dytë të vizitës me ftesë të presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku Begaj do të pritet nga krerët e partive opozitare në Kosovë.

Agjenda e vizitës, si më poshtë vijon:

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,
Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve
(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)
Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së
Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,
Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.
Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

bajram begaj bajram begaj ne kosove

Sondazh

Poll