Politike

DOKUMENTI/ Kërkesa e Shqipërisë për rezolutën e Dick Marty-t, reagon Rama: Akuza të pabazuara, duhet drejtësi

Me anë të një postimi në facebook Rama shkruan se akuzat e bëra nga Marty duhet të shpallen të pabazuara pasi sipas tij nuk ka asnjë provë të vetme që vërteton se ka pasur trafik të paligjshëm organesh nga ana e drejtuesve të UÇK-së.

13 Gusht 2022, 13:01 Nga e.k
DOKUMENTI/ Kërkesa e Shqipërisë për rezolutën e Dick
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me rezoluten e paraqitur në Këshillin e Europës nga Kuvendi i Shqipërisë që dënon raportin famkeq të Dick Maty-t.

Me anë të një postimi në facebook Rama shkruan se akuzat e bëra nga Marty duhet të shpallen të pabazuara pasi sipas tij nuk ka asnjë provë të vetme që vërteton se ka pasur trafik të paligjshëm organesh nga ana e drejtuesve të UÇK-së.

"Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (folloë up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).
Shqipëria riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për të mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën dhe e konsideron këtë nisëm shprehje kuptimplotë të këtij vullneti.
#LiriaKaEmër
#LavdiUÇK", shkruan Rama.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA

edi rama

Sondazh

Poll