Politike

Gruri i përhapur në autostradën Tiranë-Durrës, Braçe: Është buka dhe nuk shkelet, mesazhi për Policinë

Për këtë ngjarje ka reagur ashpër dhe deputeti socialist i Fierit, Erion Braçe ku me anë të një postimi në Facebook Braçe shprehet i irrituar për mënyren sesi u trajtua gruri. 

12 Gusht 2022, 21:49 Nga e.k
Gruri i përhapur në autostradën Tiranë-Durrës,
Gruri duke u ngarkuar në kamionë pas aksidentit

TIRANË- Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtm të Tiranës pësoi një aksident dhe si pasojë i gjithë drithi ka përfunduar në asfalt. 

Për këtë ngjarje ka reagur ashpër dhe deputeti socialist i Fierit, Erion Braçe ku me anë të një postimi në Facebook Braçe shprehet i irrituar për mënyren sesi u trajtua gruri. 

Ai shprehet se buka nuk shkelet me këmbë dhe aq më keq t'i kalosh sipër me makinë. 

“Është grurë, grurë për bukë. Zotërinj të policisë, nuk kalojnë makinat mbi grurë, as ju vetë me këmbë mbi grurë! Është e shëmtuar! Kamioni mesa duket ka dalë nga porti ku anija solli grurin nga Ukraina! Pa fat! Por jo deri këtu”, shkruan Braçe.

Vetëm dy ditë më parë anija “Jaohar Ranim” me grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

erion brace

Sondazh

Poll