Politike

Fluks në Kakavijë, Meta thirrje qeverisë: Vendosni kontakte me palën greke

Ilir Meta i bërë thirrje qeverisë që të kontaktojë me palën greke që të vendosë në funksion disa sportele.

13 Gusht 2022, 10:30 Nga k.m.
Fluks në Kakavijë, Meta thirrje qeverisë: Vendosni kontakte me
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për trafikun e rënduar në pikën kufitare të Kakavijës. Meta, me anë të një postimi për Facebook i bërë thirrje qeverisë që të kontaktojë me palën greke që të vendosë në funksion disa sportele.

"ÇDO QYTETAR SHQIPTAR MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET, JO SI NJERI PA SHTET DHE PA ATDHE! I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar. Rikthimi i radhëve kilometrike në Kakavijë është i papranueshëm! U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t'i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë. I inkurajoj gjithashtu autoritetet greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme dhe kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona,"-shkruan Ilir Meta.

Shkak për situatën e krijuar është bërë pala greke po punon vetëm me me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje, duke shkaktuar radhë kilometrike automjetesh.

ilir meta radhe ne kakavije

Sondazh

Poll