Politike

Plagosja e inspektorit, Veliaj: Qani Muça, një person me precedent penalë, kriminelët s’e ndalin zhvillimin e Tiranës

12 Gusht 2022, 20:39 Nga F.M
Plagosja e inspektorit, Veliaj: Qani Muça, një person me precedent
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj shkruan se Qani Muça, qytetari që plagosi punonjësin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ishte një person me precedentë penalë. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shton se asnjë kriminel nuk e ndal dot zhvillimin e Tiranës dhe të projekteve të do të ndërtohen në vend. Kryebashkiaku i uron shërim të shpejtë punonjësit të IMT-së, Ilirjan Gavelli dhe kërkon rreptësi maksimale nga drejtësia për Muçën, që e konsideron një kriminel ordiner. 

"Sherim te shpejte Ilirianit tone te IMT pas plagosjes ne krye te detyres per infrastrukturen nga nje person me precedent penal, tashme ne pranga! I kerkoj organeve te drejtesise rreptesi maksimale per kriminelin qe ngre dore per shkak te detyres ndaj punonjesve te shtetit! Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranes nuk eshte terhequr nga ASNJE projekt publik - as nga presidentet e lojtur, as nga rrugacet me famekeq te vendit! Ta harrojne se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelet ordinere ashtu dhe ordineret e politikes qe frymezojne dhunen! Jam me i bindur se kurre se shumica morale dhe e ndershme e qytetit - qe as zapton e as dhunon - e do progresin dhe refuzon t'i nenshtrohet dhunes se rruges e asaj politike! Ndaj dhe jam me i vendosur se kurre t'i coj gjer ne fund punet per nje Tirane qe nuk ndalet!"- shkruan Veliaj. 

Qani Muça qëlloi në drejtim të tre inspektorëve në momentin që IMT-ja i shembi banesën. Një nga plumbat kapi një prej punonjësve të IMT-së, Ilirjan Gavelli. Muça është arrestuar, ndërsa Gavelli ndodhet në spital.

erion veliaj qani muca ilirjan gavelli plagoset punonjesi i imt

Sondazh

Poll