Politike

Përmbytjet në Tiranë, Berisha: Erion Betoni krihet në vakanca luksi

Për këtë ka reagur dhe kryetari i Partisë Demoklratike, Sali Berisha i cili shprehet që pamje të tilla nuk i takojnë një qyteti europian por një vendi ku mbizotëron kaosi.

12 Gusht 2022, 17:46 Nga e.k
Përmbytjet në Tiranë, Berisha: Erion Betoni krihet në
Sali Berisha

TIRANË- Tirana sot u përball me një situatë të pazokontë pasi një stuhi rrebeshi dhe shiu pushtoi kryeqytetin dhe bllokoi rrugët.

Për këtë ka reagur dhe kryetari i Partisë Demoklratike, Sali Berisha i cili shprehet që pamje të tilla nuk i takojnë një qyteti europian por një vendi ku mbizotëron kaosi.

"Që prej qeverisjes së Ramës dhe Erion Betonit, Tirana nuk është më e njëjtja. Trafiku, betoni, smogu, zhurma janë në nivele të pa para më parë. Për të mos mjaftuar këto, Tirana kthehet si Venecia (version i shëmtuar mesjetar) gjatë reshjeve të shiut, ku lëvizja, tërë aktiviteti njerëzor, bëhen të pamundura për shkak të përmbytjes së rrugëve", shkruan Berisha.

Ai akuzoi dhe njëherë kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të cilin e akuzon se nuk ka bërë asgjë për Tiranën.

POSTIMI I SALI BERISHËS

sali berisha

Sondazh

Poll