Sport

Largimi i Belicës nga Partizani, klubi kryeqytetas gjen brenda Superiores zëvendësuesin e mbrojtësit

Pas largimit të Egzon Belicës, Partizani është në kërkim për të zëvendësuar mbrojtësin. Klubi kryeqytetas ka hedhur sytë te lojtari i Bylisit Marcelino Preka.

12 Gusht 2022, 19:40 Nga DOSJA

Largimi i Belicës nga Partizani, klubi kryeqytetas gjen brenda Superiores

TIRANË- Pas largimit të Egzon Belicës, Partizani është në kërkim për të zëvendësuar mbrojtësin. Klubi kryeqytetas ka hedhur sytë te lojtari i Bylisit Marcelino Preka.

Sezonin e kaluar 19-vjeçari zhvilloi 17 ndeshje duke shënuar 1 gol. Lojtari është projektuar si e ardhmja e klubit, por duhet bindur Bylis.

Në marrëveshjen për transferimin e futbollistit mund të përfshihet dhe një akord lidhur me ndarjen e përqindjeve të fitimit në rast shitje në të ardhmen, gjë që mund të jetë pikë kyçe në finalizimin e këtij operacioni në merkato.

E.Ç (Dosja.al)

belica partizani

Sondazh

Poll