Aktualitet

Kopshti tek ’21 Dhjetori’, gazetarja: Rama është mashtrues ordiner, investimi u bë dhuratë nga pronarët e tokës

Për rrjedhojë, shteti nuk ka harxhuar asnjë qindarkë dhe se Rama, sipas Likës, është një mashtrues ordiner.

12 Gusht 2022, 21:31 Nga F.M
Kopshti tek ’21 Dhjetori’, gazetarja: Rama është mashtrues
Kopshti 'Kei'

TIRANË- Gazetarja Meri Lika e konsideron një mashtrim të kryeministrit Edi Rama reklamimin e kopshtit dhe çërdhes ‘Kei’ tek 21-Dhjetori, si investim të qeverisë. Në një postim në rrjetet sociale, Lika shkruan se ky investim ëhstë bërë nga pronarët e tokës si dhuratë për komunitetin. Për rrjedhojë, shteti nuk ka harxhuar asnjë qindarkë dhe se Rama, sipas Likës, është një mashtrues ordiner.

Postimi i Meri Likës:

Edi Rama është gënjeshtar ordiner. Ky kopësht ndodhet tek kompleksi ku banoj unë. Pronarët e tokës ia kanë bërë dhuratë komunitetit pra shteti nuk ka harxhuar asnjë qindarkë për ndërtimin apo edhe mobilimin e tij, kurse kryeministri ynë e reklamon sikur e ka bërë shteti. Gënjeshtari fillon i beson edhe vetë gënjeshtrat e tij.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Me një hapësirë prej 1200 metra katrorë, “Kei” është kopshti dhe çerdhja më e re e Tiranës te "21 Dhjetori", që do të presë këtë shtator 220 fëmijë me kushte shumë të mira, mjedise argëtuese dhe staf të përkujdesit shëndetësor e social.

meri lika edi rama

Sondazh

Poll