Aktualitet

Identifikohet autori i masakrës në Malin e Zi, u vra pasi qëlloi mbi efektivët

Pas sherrit, ai qëlloi me armë duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë.

12 Gusht 2022, 19:28 Nga F.M
Identifikohet autori i masakrës në Malin e Zi, u vra pasi qëlloi
Vendi ku ndodhi tragjedia në Malin e Zi

MALI I ZI- Vuçko Boriloviç është 34-vjeçari, autori i vrasjes së 10 personave në Malin e Zi. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme pas orës 16:00 në Cetinje. 34-vjeçari shkoi në shtëpinë e një familjeje në Medovina me të cilët debatoi. Pas sherrit, ai qëlloi me armë duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë. Mbërritja e policisë nuk e bëri të riun që të lëshonte armën dhe të dorëzohej.

Ai qëlloi edhe në drejtim të efektivëve, të cilët më pas iu kundërpërgjigjën me armë duke e lënë të vdekur në vend 34-vjeçarin. Mes të vrarëve ka edhe të mitur dhe një prej të plagosurve është efektiv policie, por ende nuk janë zbardhur të tjera detaje mbi ngjarjen. Nuk dihet sae cili ka qenë shkaku që ka sjellë sherrin që u mbyll me këtë bilanc tragjik.

vuçko boriloviç masaker me 10 te vrare ne malin e zi

Sondazh

Poll