Aktualitet

DETAJE/ Qani Muça qëlloi me armë edhe romin që donte të mblidhte hekurat e shtëpisë që iu shemb

Personi në fjalë donte të mblidhte hekurat që kishin mbetur pas shembjes së shtëpisë së Muçës, por ky i fundit e ka qëlluar me armë.

12 Gusht 2022, 19:15 Nga F.M
DETAJE/ Qani Muça qëlloi me armë edhe romin që donte
Shtëpia e shembur e Qani Muçës

TIRANË- Qani Muça, kryefamiljari që iu shemb banesa këtë pasdite në Tiranë nuk ështëq ndalur vetëm me plagosjen e punonjësit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Ai ka qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të një romi që ka shkuar në vendngjarje.

Personi në fjalë donte të mblidhte hekurat që kishin mbetur pas shembjes së shtëpisë së Muçës, por ky i fundit e ka qëlluar me armë. I riu rom ka shpëtuar pasi plumbat nuk e kanë kapur.

Qani Muça qëlloi në drejtim të tre inspektorëve në momentin që IMT-ja i shembi banesën. Një nga plumbat kapi një prej punonjësve të IMT-së, Ilirjan Gavelli. Muça është arrestuar, ndërsa Gavelli ndodhet në spital.

qani muca ilirjan gavelli plagoset punonjesi i imt

Sondazh

Poll