Aktualitet

MB jep me PPP procedurat për dhënien e shtetësisë, Tomorri: Nuk mund të delegohen tek privati

Tomorri shpreh shqetësimin se ky koncension ashtu dhe si të tjerët më parë sipas tij do i jepen ndonjë kompanie të huaj e cila do gjejë miliarderë nëpër botë dhe do u japin shtetësinë shqiptare.

12 Gusht 2022, 19:09 Nga e.k
MB jep me PPP procedurat për dhënien e shtetësisë, Tomorri:
Klodian Tomorri

TIRANË- Me anë të një vendimi, ministria e Brendshme do të japë me koncension me Partneritet Publik Privat (PPP) një ose më shumë nga procedurat e dhënies së shtetësisë shqiptare.

Me anë të një statusi në facebook, gazetari Klodian Tomorri shprehet se ky është një vendim i nxituar pasi nuk mund të jepet me koncension një procedurë e tillë. Tomorri shpreh shqetësimin se ky koncension ashtu dhe si të tjerët më parë sipas tij do i jepen ndonjë kompanie të huaj e cila do gjejë miliarderë nëpër botë dhe do u japin shtetësinë shqiptare.

MB jep me PPP procedurat për dhënien e shtetësisë, Tomorri:

"Po ky eshte funksion mirefilltazi shteteror. Si mund te delegohen hallkat proceduriale te shtetesise tek privati? Futini dhe policise apo ushtrise nje koncesion tani, qe te veje tamam kjo pune"m shkruan Tomorri.

POSTIMI I GAZETARIT KLODIAN TOMORRI

klodian tomorri

Sondazh

Poll