Aktualitet

FOTO/ Përplasen dy makina në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, mes tyre dy fëmijë

Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

12 Gusht 2022, 21:16 Nga e.k
FOTO/ Përplasen dy makina në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona,
Pamje nga aksidenti

FIER- Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në autostradën Levan-Tepelenë. Dy makina njëra tip 'Benz' me targa AA 566CR dhe një 'Reno Clio' me targa Italiane  GC131XP janë përfshirë në një aksident duke lënë 8 të plagosur, mes tyre dhe dy fëmijë 2 dhe 3 vjeç.

Mësohet se të plagusur kanë mbetur shtetasit të identifikuar me inicalet A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”) si dhe K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit.

FOTO/ Përplasen dy makina në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona,

Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Në vendngjarje kanë shkuar dhe zjarrfiksit të cilët kanë ndihmuar personat e plagosur të dalin nga mjeti.

aksidentet rrugore gjirokaster

Sondazh

Poll