Aktualitet

Qani Muça ishte i dehur kur plagosi inspektorin, policia ndodhej në vendngjarje, pa kur e qëlloi me armë

Efektivët kanë qenë prezent në momentin që Muça ka shkuar në vendngjarje me armë në dorë.

12 Gusht 2022, 20:51 Nga F.M
Qani Muça ishte i dehur kur plagosi inspektorin, policia ndodhej në
Vendi ku Qani Muça plagosi inspektorin Ilirjan Gavelli

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me plagosjen e punonjësit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, ngjarje e ndodhur në rrugën ‘Todi Shkurti’, këtë pasdite. Mësohet se në vendin e ngjarjes, për të zbatuar vendimin e shembjes së godinës tre katëshe, inspektorët e IMT-së kanë mbërritur të mbështetur nga forca policie.

Efektivët kanë qenë prezent në momentin që Muça ka shkuar në vendngjarje me armë në dorë. Në gjendje të dehur, ai ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të insoektorëve, kur ka parë që i ishte shembur banesa. Plumbi kapi një prej tyre, Ilrian Gavelli, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, në prani të forcave të policisë, Muça vijoi të qëllonte edhe në drejtim të një romi që kishte shkuar të mblidhte hekurat. Por plumbi kapi një mjet të parkuar aty pranë. Pas të shtënave të vazhdueshme, efektivët arritën ta neutralizonin 55-vjeçarin dhe ta vinin në pranga.

qani muca ilirjan gavelli plagoset punonjesi i imt

Sondazh

Poll