Aktualitet

Plagosja e inspektorit, vëllai i Muçës: Në shtëpi ishte vetëm vajza e mitur, e trembën një tufë me policë

Ai tregon se mbesa është terrorizuar kur ka parë efektivët që i janë futur brenda dhe ka dhënë alarmin duke njoftuar prindërit që ishin në punë.

12 Gusht 2022, 18:45 Nga F.M
Plagosja e inspektorit, vëllai i Muçës: Në shtëpi
Vendi ku u plagos Ilirjan Gavelli, inspektor i IMT

TIRANË- Vëllai i Qani Muçës, personit që plagosi me armë zjarri punonjësin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ka treguar se ngjarja ka ardhur si pasojë e gjaknxhetësisë së 55-vjeçarit. Në një bisedë telefonikë për Balkanëeb, vëllai i Muçës shprehet se në momentin që ka inspketorët kanë shkuar të prishin shtëpinë, brenda banesës ka qenë vetëm vajza e mitur e familjes, e cila është trembur.

Ai tregon se mbesa është terrorizuar kur ka parë efektivët që i janë futur brenda dhe ka dhënë alarmin duke njoftuar prindërit që ishin në punë.

“Kryefamiljari, vëllai im nuk ka qenë në shtëpi. Edhe gruaja e tij ka qenë në punë. Në banesë ka qenë vetëm vajza minorene. Kanë shkuar policia që t’i shembte shtëpinë. E kanë çorientuar vajzën, e kanë trembur një tufë me policë. E kanë shembur shtëpinë,”- tha vëllai i Qani Muçës.

Qani Muça qëlloi në drejtim të tre inspektorëve në momentin që IMT-ja i shembi banesën. Një nga plumbat kapi një prej punonjësve të IMT-së, Ilirjan Gavelli. Muça është arrestuar, ndërsa Gavelli ndodhet në spital.

qani muca ilirjan gavelli plagoset punonjesi i imt

Sondazh

Poll