Aktualitet

Kërkuan ndihmë për kujdestarinë e 2 fëmijëve, motrat e aktorit Florind Belliu mbledhin mbi 50 mijë dollarë

Dy motrat e Florindit kishin hapur një llogari në Gofoundme, ku kanë kërkuar një ndihmë prej 50 mijë euro që të marrin kujdestarinë e fëmijëve të cilën e mbodhën pvr gati 24 orë.

12 Gusht 2022, 13:19 Nga d.a.
Kërkuan ndihmë për kujdestarinë e 2 fëmijëve,
florind belliu

SHBA- Dy motrat e Florind Belliu, aktorit shqiptar që u hodh nga kati i 6 ballkonit sëbashku me gruan e tij në New York, duke lënë pas dy fëmijë, kanë arritur të mbledhin shumën e kërkuar për ndihmë për të marrë kujdestarinë e dy djemve të mitur, 2 dhe 6 vjeç.

Dy motrat e Florindit kishin hapur një llogari në Gofoundme, ku kanë kërkuar një ndihmë prej 50 mijë euro që të marrin kujdestarinë e fëmijëve të cilën e mbodhën pvr gati 24 orë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht në Neë York, teksa festonin ditëlindjen e bashkëshortes së Florindit, Ornela, e cila mbushte 28 vjeçe. Fillimisht debati mësohet se ka nisur mes të resë dhe nënës së 35-vjeçarit, por me ndërhyrjen e aktorit, situata është përkeqësuar. Më pas, Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hedhur nga ballkoni i apartamentit që ndodhej në katin e gjashtë në ‘The Bronx’ të New Yorkut. Kur ka parë pasojat e veprimit të tij, 35-vjeçari ka vendosur të hidhej pas të shoqes. Të dy janë gjetur të vdekur.

florind belliu ornela shehi

Sondazh

Poll