Aktualitet

Droga në kontenierët me banane të Alba Exotic Fruit në Durrës, SPAK shpall moskompetencë

Kompanisë i janë kapur 6 herë drogë në Portin e Durrësit. Prokuroria e Posaçme ka marrë vendimin për t’ia kaluar Prokurorisë së Rrethit të Durrësit çështjen në ngarkim të Eduart Dautit dhe Bajron Gumenit, ndërsa kompania mbetet ende në sekuestro.

12 Gusht 2022, 12:58 Nga k.m.
Droga në kontenierët me banane të Alba Exotic Fruit në
Foto ilustruese

DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur moskompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë "Alba Exotic Fruits", duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit. Kompanisë i janë kapur 6 herë drogë në Portin e Durrësit. Prokuroria e Posaçme ka marrë vendimin për t’ia kaluar Prokurorisë së Rrethit të Durrësit çështjen në ngarkim të Eduart Dautit dhe Bajron Gumenit, ndërsa kompania mbetet ende në sekuestro.

SPAK ka shpallur moskopetencë për këtë çështje për arsye sepse sipas Prokurorisë së Posaçme nuk ka prova për grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal. Kështu që, i takon Prokurorisë së Durrësit që të provojë akuzën për trafik ndërkombëtar kokaine.

1 muaj më parë, Gjykata e Posaçme i dha tre muaj afat SPAK që të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë Alba Exotic Fruit që sollën banane në Shqipëri. Afati u përcaktua deri më 13 tetor 2022 pasi SPAK pretendoi se po preste letër-porosi nga Holanda dhe Ekuadori. Për këtë aktivitet kriminal janë në burg dy vëllezërit Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni, edhe pse të dy i mohojnë akuzat e ngritura ndaj tyre.

Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, ndërsa 10% të aksioneve i ka i vëllai, Barjon Gumeni, i cili ka ndryshuar mbiemrin. Në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në 6 raste të ndryshme.

spak alba exotic fruits

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2022, 11:01

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Cërrik

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në fshatin Jagodinë. Dy makina janë përplasur dhe nj&e...