Politike

“Zero Tolerancë ndaj abuzuesve”/ Ndryshonin çmimet nga fatura, ministrja Denaj inspektime në Golem

8 Gusht 2019, 11:58 Nga DOSJA
“Zero Tolerancë ndaj abuzuesve”/ Ndryshonin çmimet nga

GOLEM- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj ka vijuar aksionin antiinformaltet ndaj bizneseve në Golem.

Gjatë një inspektimi, ministrja Denaj, e cila shoqërohej nga drejtuesit e Hetimit Tatimor, u ndal për të verifikuar rastin e një subjekti, i cili ishte penalizuar për shkak të aplikimit të çmimeve të ndryshme në faturën tatimore me ato që i ofroheshin klientëve.

“Shpesh klientët nuk kanë mundësi ta bëjnë diçka të tillë, por ju duhet ta zbatoni si pjesë të modelit tuaj të biznesit. Duhet të respektoni 100% detyrimin që çmimet e afishuara të jenë të vendosura edhe në faturë. Nuk ju ndihmon aspak një gjobë apo një shirit i vendosur, pasi i gjithë imazhi që ju ndërtoni për këtë model biznesi, për një faturë apo për dy fatura, që në mënyrë të njëpasnjëshme janë në shkelje të ligjit, ju dëmtojnë për përballë konkurrencës. Më duhet të qartësoj se inspektimi nuk ndodh çdo ditë në të gjitha bizneset, ka një arsye pse ishit ju, përtej emrit të përveçëm, përtej biznesit dhe është transaksioni në vëllim të caktuar. Nesër mund të jetë një biznesi tjetër. Në fund të ditës ne duhet t’i vendosim të gjithë para një situate, ku çdo gjë që është në politikën tuaj të çmimeve të afishohet dhe të aplikohet edhe në faturën tatimore”, tha Denaj.

Postimi i plotë:

Ministrja i bëri thirrje biznesit që të respektojë ligjet, në mënyrë që të shmangen shkeljet, vendosja e shiritave apo edhe mbyllja e biznesit.

Aksioni kundër informalitetit nisur pak javë më parë, ku shumë biznese janë mbyllur dhe gjobitur për mosdhënie kuponi tatimor dhe shkelje të tjera. Ndër to përmendim Taivanin dhe Rognerin. Ndërkohë kohët e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kundër informalitetit që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga uzurpimi i paligjshëm. Rama tha se nga shtatori plazhi do t’i kalojë në administrim Qeverisë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitet anilda denaj golem aksioni anti-informalitet anilda denaj golem

Sondazh

Poll