Politike

Plehrat në plazh, kryeministri Rama: Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet

8 Gusht 2019, 11:31 Nga DOSJA
Plehrat në plazh, kryeministri Rama: Ndjesë pushuesve të Golemit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale mesazhin e një qytetari lidhur me plehrat e papastruara në Golem.

Në statusin e tij, Rama shkruan se kryebashkiaku i PD-së, Isa Sakja ishte duke mbrojtur postin e tij duke harruar të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit.

Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet. Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash,”-shkruan Rama. 

Postimi i plotë:

Aksioni kundër informalitetit nisur pak javë më parë, ku shumë biznese janë mbyllur dhe gjobitur për mosdhënie kuponi tatimor dhe shkelje të tjera. Ndër to përmendim Taivanin dhe Rognerin. Ndërkohë kohët e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kundër informalitetit që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga uzurpimi i paligjshëm. Rama tha se nga shtatori plazhi do t’i kalojë në administrim Qeverisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitet edi rama golem plehrat ne golem aksioni anti-informalitet edi rama golem plehrat ne golem

Sondazh

Poll