Politike

Kriza politike/ Meta thirrje PD dhe LSI-së: Ta bëjmë si opozita serbe që s’priti që Millosheviçi të dënonte Millos

8 Gusht 2019, 06:42 Nga DOSJA
Kriza politike/ Meta thirrje PD dhe LSI-së: Ta bëjmë si opozita

Tiranë– Për krizën politike presidenti Ilir Meta ka deklaruar se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

Në një reagim në Facebook ai ka deklaruar se duhet të veprojmë si opozita serbe që  nuk priti Millosheviçin që të dënonte Millosheviçin por ajo u bashkua dhe e mundi atë.

“Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi. Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi! 18 tetori po afron!”, shprehet ai.

Reagimi:

Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.
Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi.
Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!
18 tetori po afron!

Ende vijon kriza politike në vend. DW shkruan se është e vështirë të zgjidhet kriza politike dhe se kjo po ul shanset për hapjen e negociatave. Disa ditë më më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. Rama mohoi që qeveria e tij të kishte punuar paketën anti-shpifje, duke ia spostuar kështu përgjegjësinë vetë OSBE, si një mision që ka hartuar këtë paketë, që sot e kundërshton. Ndërsa për krizën politike ai theksoi se është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kriza politike edi rama ilir meta kriza politike

Sondazh

Poll