Politike

Aksi Thumanë- Kashar/ Basha: 1 kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në SHBA

8 Gusht 2019, 09:21 Nga DOSJA
Aksi Thumanë- Kashar/ Basha: 1 kilometër rrugë kushton

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se me aksin “Thumanë-Kashar”, Edi Rama po vjedh lekët shqiptarëve.

Basha thekson se në vendin më të afërt të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër.

“Në vend të ndërtimit të infrastukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë. Në vendin më të varfër të Europës një kilometër rrugë kushton dhjetë herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur.”,  shprehet Basha.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksi thumanë kashar lulzim basha aksi thumanë kashar lulzim basha

Sondazh

Poll