Politike

Gazetari i huaj interviston Ramën në shtëpinë e pushimit, çuditet nga veshja e tij, kryeministri zbathur dhe me pantollona

8 Gusht 2019, 08:48 Nga DOSJA
Gazetari i huaj interviston Ramën në shtëpinë e pushimit,

Në një periudhë shumë të tensionuar politike dhe mediat ndërkombëtare kanë pasur një axhendë të ngjeshur me intervista me krerët e politikës shqiptare.

Së fundmi gazetari i Euronews Jack Parrock ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin shqiptar Edi Rama në rezidencën e tij verore.

Intervista e kryeministrit do të publikohet së shpejti në mediat ndërkombëtare.

Intervista kishte në thelb potencialin e Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE, por mesa duket nga përshkrimi që Jack Parrock i bën fotos me Ramëm të gjithë vëmendjen e ka marrëveshja e kryeministrit me një palë pantollona të shkurtra dhe zbathur në rezidencën e tij verore.

Kjo nuk ishte një interviste e zakonshme politike. Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqëndrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim,” ka shkruar gazetari.

Së bashku me shkrimin ai ka bashkëngjitur një foto me kryeministrin ku bien në sy këmbët e zbathura dhe pantollonat e shkurtra.

 

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama jack parrock edi rama jack parrock

Sondazh

Poll