Sport

“Po ku ta çoj 38 vjeç?!” Perez injoron Ronaldon në sytë e tifozit të Real Madrid, video që po bën bujë

I pëlqen apo jo, Cristiano Ronaldo e sheh emrin e tij pothuajse kudo. Momenti nga ana tjetër është delikat, thashethemet për të ardhmen e tij ndjekin njëra-tjetrën

12 Gusht 2022, 11:58 Nga DOSJA

“Po ku ta çoj 38 vjeç?!” Perez injoron Ronaldon

ANGLI-I pëlqen apo jo, Cristiano Ronaldo e sheh emrin e tij pothuajse kudo. Momenti nga ana tjetër është delikat, thashethemet për të ardhmen e tij ndjekin njëra-tjetrën, që nga shokët që nuk e duan më në dhomat e zhveshjes, deri te akuzat publike të Ten Hag.

Fakti është se portugezi, thellë brenda, me kënaqësi do të çlirohej nga Manchester United, por nuk mund të gjejë një ekip që i përmbush pritshmëritë e tij. U fol për Atletico Madrid, Bayern Munich, Roma, Napoli, Sporting Lisbonës e kështu me radhë. Në të vërtetë, dikush do një rikthim të bujshëm te Real Madrid.

Megjithatë, Florentino Perez, i cili e ka etiketuar ish-kampionin e tij si të vjetër, ka menduar të shuajë këto thashetheme të fundit. “President ktheje Ronaldon te Real”, ishte ngacmimi i një tifozi. "Përsëri? Por jo... Ai është 38 vjeç, është i vjetër", u përgjigj presidenti i Real Madrid. Një kapitull i mbyllur për Ronaldon.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo florentino perez

Sondazh

Poll