Sport

HISTORIKE!!! Ballkani i Ilir Dajës shkon në finalen e 'play-offit' të Conf.League, luan ndaj Shkupit

Ilir Daja bën mrekullinë e radhës. Pas sukseseve me Skënderbeun disa vite më parë ku i kualifikonte në grupet e Europa League, këtë herë tekniku kryeqytetas mund të çojë në grupet e Conference League skuadrën e Ballkanit.

11 Gusht 2022, 22:56 Nga DOSJA

HISTORIKE!!! Ballkani i Ilir Dajës shkon në finalen e

ISHUJT FAROE- Ilir Daja bën mrekullinë e radhës. Pas sukseseve me Skënderbeun disa vite më parë ku i kualifikonte në grupet e Europa League, këtë herë tekniku kryeqytetas mund të çojë në grupet e Conference League skuadrën e Ballkanit. Kampionët e Kosovës eleminojnë në turin e tretë skuadrën e Klaksvik.

Takimi në Ishujt Faroe përfundoi me shifrat 2-1 për vendasit, por rezultati i ndeshjes së parë 3-2 favorizonte ekipin kosovar. Mikkelsen në minutën e 56' do të shënonte për vendasit, ndërsa Krasniqi do të realizonte në minutën e 83', kur gjithçka u mendua se Ballkani do të kualifikohej, Da Silva në minutën e 89' do i jepte epërsinë Klaksvik, duke çuar ndeshjen në shtesë. 30 minutat nuk prodhuan asnjë gol dhe nga penalltitë, Ballkani do të fitonte me shifrat 3-4.

E.Ç (Dosja.al)

ballkani ilir daja

Sondazh

Poll