Sport

PSG kërcënon shtatë yjet e saj “të padëshiruar”, me kategorinë e pestë…

Kampionët e Parisit po kërkojnë një rrugëdalje për Ander Herrera, Kurzawa, Draxler, Rafinha, Kehrer, Gueye dhe Icardi, të cilët nuk janë në llogaritë e Christophe Galtier.

12 Gusht 2022, 07:08 Nga DOSJA
PSG kërcënon shtatë yjet e saj “të

FRANCE - 'L'Equipe' bën të ditur se Paris Saint-Germain po kërcënon të dërgojë pesë yje në filialin e tij të kategorisë së pestë (Nacional 3), për të cilët po kërkon një rrugëdalje në treg. Emrat më të spikatur të publikuar nga gazeta franceze janë ata të spanjolit Ander Herrera (ka kontratë deri në 2024), Layvin Kurzawa, Julian Draxler, Rafinha (Real Sociedad mund të jetë i interesuar), Thilo Kehrer (është lidhur me Sevillan), Idrissa Gueye, por edhe Mauro Icardi.

I riu Édouard Michut dhe Éric Junior Dina-Ebimbe, janë dy lojtarë të tjerë që trajneri  Christophe Galtier nuk i ka në planet e tij. Gazeta 'LeParisien' e ka cilësuar këtë listë të largimeve të PSG-së si "të padëshirueshmit". Drejtori sportiv Luis Campos po kërkon të zgjidhë situatën me largimin e këtyre lojtarëve…

Për momentin Ander Herrera, Kurzawa, Draxler, Rafinha, Kehrer, Gueye dhe Icardi po stërviten jashtë ekipit të parë, por ata duhet të respektojnë rutinat e pjesës tjetër të bashkëlojtarëve të tyre (oraret dhe vaktet së bashku). Në rast se nuk arrihet një zgjidhje për situatat e tyre përkatëse përpara 1 shtatorit, atëhere do të merret hapin ekstrem, për të luajtur me filialin e PSG-së në kategorinë e pestë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll