Sport

Federimet e blerjeve të reja në rrezik serioz, Barcelona po luan me zjarrin…

Klubi katalan ende nuk e ka aktivizuar levën e katërt dhe nuk e ka dorëzuar dokumentacion; La Liga duhet ta studiojë atë kur të arrijë dhe përgjigja mund të mos arrijë në kohë për ndeshjen e parë të së shtunës.

12 Gusht 2022, 07:47 Nga DOSJA
Federimet e blerjeve të reja në rrezik serioz, Barcelona po luan me
Lewandowski me presidentin Joan Laporta, Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff në ditën e prezantimit të tij

SPANJE - Mundësia që Barcelona të regjistrojë nënshkrimet e saj të reja për ditën e parë të La Ligës, e cila do të luajë kundër Rayos këtë të shtunë në orën 21:00 , ka filluar të komplikohet seriozisht. Kur kanë mbetur thuajse edhe 48 orë për ndeshjen dhe Barcelona ende nuk e ka aktivizuar levën e katërt, apo nuk ka dërguar ndonjë dokumentacion, ndaj përgjigja nga La Liga, e cila duhet të studiojë gjithçka në detaje, mund të mos arrijë në kohë. 

Barcelona ka mundësinë ta aktivizojë këtë të premte në orën e parë, por tashmë po luan me zjarrin. Me aktivizimin e levës së katërt, Barcelona tashmë mund të regjistrojë disa nga nënshkrimet, edhe pse jo të gjithë. Aty duhet të vendosë klubi. Nëse do të regjistrojë të gjithë, përveç levës së katërt, do të duhet të uli disa paga (ulja e Busquets dhe Piqué plus një letër lirie për Memphis, për shembull). Por pa atë levë të katërt, është e pamundur që katalanasit të zyrtarizojnë nënshkrimet dhe kjo është nën limitin kohor.

Për të studiuar një situatë që është bërë shumë e ndërlikuar, Joan Laporta dhe Mateu Alemany u takuan këtë të enjte mbrëma në ‘Camp Nou’ së bashku me Rafa Yuste. Në tavolinë, ishin mundësitë e aktivizimit të levës së katërt dhe që La Liga të mund të shqyrtojë dokumentet në kohë, për të regjistruar nënshkrimet për ditën e parë kundër Rayo.

Klubi i ka thënë Xavit këto ditë, se ai do t’i ketë nënshkrimet për t'u përgatitur për ndeshjen e ligës së parë kundër Rayos, por trajnerit mund t'i duhet të shkojë edhe me planin B dhe të zgjedhë lojtarë si Depay, i cili është në platformën e nisjes, ose  Aubameyang. Dhe në mbrojtje Pique mund të hynte. Jo vetëm që Xavi ka nevojë për ndihmë në fushë, por edhe jashtë saj. Trajneri në konferencën e tij për shtyp këtë të premte, nuk do të dijë nëse do të jetë në gjendje të llogarisë për ndeshje nënshkrimet e reja apo jo.

Federimet e blerjeve të reja në rrezik serioz, Barcelona po luan me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll