Sport

ZYRTARE/ Botërori “Katar 2022” nis një ditë më shpejt, e hap vendi organizator...

Ky ndryshim u bë për të ruajtur traditën e Botërorin, të cilin do ta hapi ose vendi organizator ose kampionia në fuqi. Katar-Ekuador, ndeshja e parë…

12 Gusht 2022, 07:06 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Botërori “Katar 2022” nis një ditë më

ZVICER - Kupa e Botës, “Katar 2022”, do të nisë me një festë të madhe për tifozët vendas dhe ndërkombëtarë, pasi vendi pritës, Katari, do të hapë turneun me ndeshjen ndaj Ekuadorit, që do të luhet më 20 nëntor, në orën 19:00.

Ndeshja hapëse dhe ceremonia e turneut janë afruar me një ditë, me një vendim unanim të marrë të enjten nga Byroja e Këshillit të FIFA-s. Për rrjedhojë, përballja mes Senegalit dhe Holandës, është shtyrë nga 13:00 në orën 19:00, të datës 21 nëntor.

Ndryshimi siguron vazhdimësinë e një tradite të mëparshme të fillimit të Kupës së Botës, me një ceremoni hapjeje me rastin e ndeshjes së parë, ku në fushë zbresin ose vendi organizator, ose kampionët në fuqi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll