Sport

Shkëndija meriton vetëm duartrokitje, luan si e barabartë ndaj AIK, por eleminohet nga Conf.League nga penalltitë

Shkëndija e Tetovës nuk ia del të kualifikohet në turin final të Conference League. Skuadra kuqezi nuk kishte fat në ruletën e penalltive me 120 minutat që përfunduan me shifrat 1-1.

11 Gusht 2022, 22:47 Nga DOSJA

Shkëndija meriton vetëm duartrokitje, luan si e barabartë ndaj

SHKUP- Shkëndija e Tetovës nuk ia del të kualifikohet në turin final të Conference League. Skuadra kuqezi nuk kishte fat në ruletën e penalltive me 120 minutat që përfunduan me shifrat 1-1.

Hasani për Shkëndijën do të shënonte në minutë ne 22' nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Ayari do të barazonte shifrat në minutën e 56'. Edhe 30 minutat e shtesës nuk do sillte asnjë gol, pavarësisht se tetovarët rrezikuan në disa raste.

Sa i përket penalltive, Bruno Dita, Doriev dhe Hasani do të gabonin nga pika e bardhë e penalltisë, me skuadrën suedeze që do të fitonte me shifrat 2-3.

E.Ç (Dosja.al)

shkendija e tetoves conference league

Sondazh

Poll