Sport

VIDEO/ Kampionët Vinicius Jr. dhe Giannis Antetokoumpo takohen, shkëmbejnë lëvdata dhe fanelat midis tyre…

Numri '20' i Real Madridit u takua me qendrën e Bucks në korridoret e qendrës sportive, ku shkëmbyen edhe fanelat

12 Gusht 2022, 10:49 Nga DOSJA

VIDEO/ Kampionët Vinicius Jr. dhe Giannis Antetokoumpo takohen,

SPANJE - Ylli brazilian Vinicius Jr. i Real Madridit është një tifoz i madh i basketbollit, veçanërisht i NBA-së, siç e ka treguar tashmë në më shumë se një rast. Dhe si një tifoz i mirë i topit portokalli, një nga idhujt e tij të mëdhenj është greku Giannis Antetokumpo.

Duke përfituar nga miqësorja mes Spanjës dhe Greqisë këtë të enjte në ‘Palacio de los Deportes’ të Madridit, numri '20' i Real Madridit deshi të takohen personalisht me qendrën e Bucks dhe të ndajnë disa minuta në korridoret e pavijonit dhe të shkëmbejnë fanela dhe autografe.

Giannis e prezantoi Vinicius me shokët e tij të skuadrës, duke përfshirë vëllain e tij Thanasis (më i madhi i sagës "Anteto Brothers") dhe i shpjegoi trajnerit të tij të Milwaukee, Mike Budenholzer, se kush ishte Vinicius: "Ky fitoi Champions League duke shënuar golin e finales dhe është numri një në Brazil,”- tha basketbollisti i NBA-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll