Sport

ALARM I KUQ PËR ICARDIN!!! Duhet të largohet me patjetër nga PSG, ndryshe e pret... "fusha me baltë"

Nga një sulmues luksi në një lojtar që konsiderohet i tepërt. Në tre vjet kjo është shëmbëlltyra e Mauro Icardit te PSG.

11 Gusht 2022, 17:36 Nga DOSJA
ALARM I KUQ PËR ICARDIN!!! Duhet të largohet me patjetër nga PSG,
Mauro Icardi

PARIS- Nga një sulmues luksi në një lojtar që konsiderohet i tepërt. Në tre vjet kjo është shëmbëlltyra e Mauro Icardit te PSG. Sipas lajmeve nga L'Equipe, klubi francez e ka përjashtuar zyrtarisht sulmuesin argjentinas nga ekipi i parë për t'i lënë vend 20-vjeçarit Ekitike.

Një lëvizje e bujshme për të sqaruar çdo klub që është i interesuar për sulmuesin. Nëse Icardi nuk transferohet në ndonjë skuadër tjetër deri në fund të merkatos, Icardi do të detyrohej të luante vetëm me ekipin e dytë të PSG, në kategorinë e pestë, mes amatorëve.

Nëse Mauro nuk i rishikon së shpejti planet e tij për një transferim (deri tani i vetmi klub me të vërtetë i interesuar duket të jetë Monza), në fakt, e vetmja fushë që do të mund të shkelë në fundjavat e ardhshme do të jetë ajo e futbollit amator francez.

Një “kërcënim” konkret sipas skuadrës, i cili nxjerr në pah sesi ndërkohë sulmuesi është përfshirë në grupin e “të padëshiruarve” të PSG-së së bashku me Herrera, Draxler, Kurzaëa, Gueye dhe Kehrer. Vendim që do ta detyrojë ish-sulmuesin e Interit të stërvitet veçmas dhe në orare të ndryshme nga pjesa tjetër e skuadrës dhe jo nën urdhrat e Christophe Galtier.

E.Ç (Dosja.al)

icardi psg

Sondazh

Poll