Bota

'Më ndihmoni ju lutem', vijon puna për nxjerrjen e personit të katërt nga tuneli! Të dënuar më parë për drogë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e mëngjesit të sotëm e që po ndiqet nga shumë qytetarë të cilët janë mbledhur për të vëzhguar nga afër ekipet e shpëtimit. 

11 Gusht 2022, 20:13 Nga e.k
'Më ndihmoni ju lutem', vijon puna për nxjerrjen e personit
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një skenë si në filmat hollivudiane ishte ajo e ditës së sotme në Itali ku një grup prej katër persoan ngecën në tunelin q ëp[o hapnin pasi ai nisi të shembej. 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e mëngjesit të sotëm e që po ndiqet nga shumë qytetarë të cilët janë mbledhur për të vëzhguar nga afër ekipet e shpëtimit. 

Sipas informacioneve bëhet me dije se të tre personat e shpëtuar më herët janë me precedentë penal ndërohë që po punohet ende për nxjerrjen e personit të katërt i cili vijon të jetë i bllokuar 5-6 metra nën bazamentin e rrugës.

'Më ndihmoni ju lutem', vijon puna për nxjerrjen e personit

Ndërkohë trafiku vijon ende të jetë i bllokuar. 

“Më ndihmo, më nxirr jashtë të lutem”, është thirrja që ai drejton prej orëve të mesditës në adresë të mjekëve dhe ekipit të zjarrfikësve që po gërmojnë për të bërë të mundur shpëtimin e tij.

Sipas mediave italiane ekipi i zjarrfikseve po mundohet që të hapë një tunel të dytë paralel në mënyrë që të arrijë tek personi i bllokuar pasi përpjekljet e tjera kanë dështuar. 

Hipoteza për një “band of the hole” lindi për faktin se vendi ku ndodhi shembja ishte marrë me qira nga 4 persona të konsideruar të dyshimtë. Ata janë dy romakë dhe dy nga Campania me precedentë për krime kundër trashëgimisë dhe lidhje me tregtinë e drogës.

itali

Sondazh

Poll