Bota

'Kuzhinieri i Putinit', akuzohet se po rekruton mercenarë nga burgjet për të luftuar në Ukrainë

Këto akuza i ka bërë një aktiviste për të drejtat e njeriut e cila shprehet se ai është bërë i etur për gjak.

11 Gusht 2022, 16:55 Nga e.k
'Kuzhinieri i Putinit', akuzohet  se po rekruton mercenarë nga
Foto ilustruese

RUSI- Një biznesmen rus dhe aleat i ngushtë i Putinit i lidhur me grupin famëkeq Wagner thuhet se ka qenë personalisht duke vizituar burgjet ruse dhe duke rekrutuar të burgosur për t'iu bashkuar luftës në Ukrainë.

Këto akuza i ka bërë një aktiviste për të drejtat e njeriut e cila shprehet se ai është bërë i etur për gjak.

Olga Romanova, udhëheqëse e organizatës joqeveritare “Rusia prapa grilave”, ka thënë se ka parë raporte nga të burgosur të besueshëm në të paktën tri burgje.

Ata thonë se biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, i kishte vizituar ato personalisht për të rekrutuar të dënuarit, si mercenarë për të luftuar në Ukrainë. Prigozhinin shpesh e lidhin me Grupin ëagner, një organizatë e errët paramilitare mercenarësh, si dhe me kompani hotelerie.

"Por, më pas filluan të vinin raporte nga Rjazani, nga Tula, nga Novgrodi, dhe ishte e qartë se ishte ai, sepse po dëgjonim edhe nga të burgosur që i njohim prej kohësh. Ne e dimë se ata janë të mirëinformuar dhe nuk kemi dyshime për dëshmitë e tyre. Po vërtetë bëhet fjalë për Yevgeny Prigozhin”, tha ajo.

 

rusi lufta ne ukraine

Sondazh

Poll