Bota

Dashuria triumfoi, ai bëhet grua dhe ajo burrë! Njihuni me çiftin që theu tabutë

Ata gjetën identitetin e tyre, atë që u përkiste më shumë, që tashmë do të jetë e njohur  nga shteti dhe nga bashkia e tyre e vendbanimit pasi u lëshuan dokumentet e reja nga zyra e gjendjes civile e Recanatit.

11 Gusht 2022, 19:00 Nga e.k
Dashuria triumfoi, ai bëhet grua dhe ajo burrë! Njihuni me
Emanuele Loati dhe Maura Nardi

ITALI- Një histori dashurie që triumfon si në filma është kjo e çiftit italian të cilët ndryshuar identitetin e tyre dhe pas shumë vështirësive ia dolën që në fund të jenë bashkë. 

Historia e dashurisë vjen nga Recanati (Macerata), Itali.  Ajo u bë ai, Emanuele Loati, 25 vjeç, dhe ai u bë ajo, Maura Nardi, 41 vjeç, shkruan Ansa.

Ata gjetën identitetin e tyre, atë që u përkiste më shumë, që tashmë do të jetë e njohur  nga shteti dhe nga bashkia e tyre e vendbanimit pasi u lëshuan dokumentet e reja nga zyra e gjendjes civile e Recanatit.

Maura ka qenë e verbër që në moshën 19-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të retinës dhe punon si operatore centrale për një organ publik. Kolegë, miq dhe qytetarë e mbështetën në rrugën e “tranzicionit” që ajo nisi në vitin 2018.

Në Recanati dhe pse një qytet i vogël  lajmi u prit pozitivisht dhe me respekt. 

“Të gjithë e mirëpritëm këtë vendim me kënaqësi, nuk kishte paragjykime, shpjegon Antonio Bravi, kryebashkiak i Recanatit. 

Madje ai thotë se nëse vendosin ta bëjnë dasmën në Bashki, do të martohen atje me shumë kënaqësi. 

‘Ne jemi një komunitet i hapur për të gjitha situatat. Një qytet kulture që shkon paralelisht me ndryshimet”, shprehet Bravi. 

itali emanuele loati maura nardi

Sondazh

Poll