Bota

FT+VD/ “Casa del Papel” në qendër të Romës, grabitësve u dështon plani të grabitur banken, u shembet tuneli

Tre persona u shpëtuan dhe u ndaluan, një i katërt është ende i bllokuar, ku sipas Policisë dyshohet se ata mund të kenë qenë duke realizuar planin e vjedhjeje pasi vetëm 300 m më larg ndodhej një kasafortë bankare.

11 Gusht 2022, 19:53 Nga e.k
FT+VD/ “Casa del Papel” në qendër të Romës,
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Skena të tilla dikur i shihnin vetëm nëpër filma por dita ditës po ndodhin dhe në jetën e përditshme. I tuillë është rasti i katër personave në Itali të cilët ngecën nën tokë në përpjekje për të hapur një tunel.

Tre persona u shpëtuan dhe u ndaluan, një i katërt është ende i bllokuar, ku sipas Policisë dyshohet se ata mund të kenë qenë duke realizuar planin e vjedhjeje pasi vetëm 300 m më larg ndodhej një kasafortë bankare.

Kanë qenë tre të shpëtuarit që kanë kërkuar ndihmë kur në një moment të caktuar galeria ka filluar të shembet. Zjarrfikësit, me ndihmën e specialistëve të Saf, Usar dhe “Carro Crolli”, prej disa orësh vijojnë për të rikuperuar personin e katërt të ngecur nën tokë.

FT+VD/ “Casa del Papel” në qendër të Romës,

Gërmimi nis nga dyshemeja e një hapësire tregtare dhe mbetet për t’u vlerësuar nëse personat që po punonin në këtë tunel në fakt donin të shënonin një goditje në ndonjë aktivitet privat ose publik në zonë.

itali

Sondazh

Poll