Bota

VIDEO/ Ariu 'dehet' pasi provon mjaltin që shkakton halucionacione, shikoni veprimet e tij

Në një video që u bë virale në rrjetet sociale shihet ariu i cili kryen veprime të pakontrolluara dhe qesharake.

11 Gusht 2022, 19:11 Nga e.k
VIDEO/ Ariu 'dehet' pasi provon mjaltin që shkakton
Ariu që u bë viral në rrjet

TURQI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në provincën Duzce të Turqisë veriperëndimore. Një ari i murrmë i çorientuar, që besohet se ishte i dehur pasi kishte konsumuar një sasi të madhe mjalti halucinogjen arriti të shpëtohet.

Në një video që u bë virale në rrjetet sociale shihet ariu i cili kryen veprime të pakontrolluara dhe qesharake. Në pamje duket ai duke u penguar duke bërë zhurma të pazakonta dhe të shtrirë në bark në pjesën e pasme të një kamioni pasi njerëzit e shpëtuan atë.

“Mjalti i çmendur” (“deli bal” në turqisht) është një lloj mjalti rododendron që mund të ketë efekte halucinogjene. Ariu u dërgua në kohë tek veterineri dhe pasi mori trajtimin e duhur mjekësor besohet se ai do lihet i lirë në pyll.

turqi

Sondazh

Poll