Bota

"Është goditur me boks hekuri në ballë', Avokati njofton konferencë për shtyp në lidhje me vdekjen e aktivistit të VV

Ai hedh akuza ndaj prokurorisë duke e akuzuar për neglizhencë në zbardhjen e hetimeve në lidhje me ngjarjen e rëndë.

11 Gusht 2022, 19:38 Nga e.k
"Është goditur me boks hekuri në ballë', Avokati
Astrit Dehari

KOSOVË- Avokati i familjes Dehari Tom Gashi përmes një postimi në “facebook” ka njoftuar se neser do të mbajë konferencë për media lidhur me rastin e vdekjes në rrethana të dyshimta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.

Ai hedh akuza ndaj prokurorisë duke e akuzuar për neglizhencë në zbardhjen e hetimeve në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Avokati Gashi rikujtoi se ekspertiza shtesë e të njëjtit Institut Zviceran e Muajit Prill 2022, përveç se konfirmoi ekspertizën e vitit 2019 konstatoi se provat që janë dërguar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në këtë Institut kanë qenë krejtësisht të dëmtuara-manipuluara dhe përgjithësisht të papërdorshme.

“Prokurori zgjodhi rrugën e Heshtjes dhe për këtë arsye Prindërit e Astrit Deharit kanë kërkuar përjashtimin e Prokurorit Afrim Shefkiu nga Hetimi i Vrasjes së djalit të tyre Astrit Dehari”, ka shkruar Gashi.

Avokati po ashtu tha se Dehari është goditur me boks hekuri në ballë.

“Prokurorit të Rastit i janë bërë dhjetëra kërkesa në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë dhe njëra prej tyre është që të kerkojë sqarime nga ekspertet e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me plagët e shkaktuara tek Astrit Dehari në ballë e që janë në forma sferike-rrumbullakëta dhe që kanë largësi e diametër të njëjtë dhe sipas te gjitha rrethanave janë shkaktuar me goditje me boks të hekurit”, ka shkruar ai.

POSTIMI I AVOAKTIT

tom gashi astrit dehari

Sondazh

Poll