Bota

Abazoviç bën deklaratën e fortë: Ata që do të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë! Nuk e ndalni dot drejtësinë

Ndërkohë Abazoviç ka bërë dhe disa akuza të forta ndaj atyre që sipas tij duan 't'i heqin kokë'. Abazoviç shprehet se edhe nëse ata ia dalin, sërish nuk do e pengojnë dot dorën e drejtësisë.

11 Gusht 2022, 17:45 Nga e.k
Abazoviç bën deklaratën e fortë: Ata që do të
Dritan Abazoviç

MONTENEGRO- Kryeministri i Malit të Zi, Dritani Abazoviç, i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë që të hetojë akuzat e publikuara nga portali M të Podgoricës.

Sipas Abazoviç këto akuza viojnë pasi rrethi i tyre po ngushtësohet dhe drejtësia po vihet në vend. 

“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit që të hetojë të gjitha akuzat që lidhen me emrin tim, të publikuara nga një portal i ngarkuar për të kryer fushatën më të ndyrë kundër meje. Qëllimi i tyre është destabilizimi i Malit të Zi për të ruajtur fuqinë e tyre financiare dhe për t’iu shmangur drejtësisë”, shkroi Abazoviç në Telegram.

“Besoj se është e qartë për të gjithë se nga vjen kjo dhe se unaza po shtrëngohet rreth strukturave kriminale pranë grupeve të caktuara politike brenda DPS-së, qëllimi i të cilave është destabilizimi i Malit të Zi për të ruajtur fuqinë e tyre financiare, por edhe më e rëndësishmja për ata – të shmangin drejtësinë”, shtoi ai.

Ndërkohë Abazoviç ka bërë dhe disa akuza të forta ndaj atyre që sipas tij duan 't'i heqin kokë'. Abazoviç shprehet se edhe nëse ata ia dalin, sërish nuk do e pengojnë dot dorën e drejtësisë.

“Në të njëjtën kohë u bëj thirrje atyre që kanë ndërmend të “ma heqin kokën” të nxitojnë”. Edhe sikur të kenë sukses në qëllimin e tyre kriminal, nuk do ta ndalin dorën e drejtësisë. Gjithçka ruhet mjeshtërisht dhe ruhet aty ku duhet. Mezi presim atë që do të vijë”, tha Abazovic.

dritan abazoviq

Sondazh

Poll