Bota

VIDEO/ Përplasje me armë në Prizren, plumbi ‘qorr’ plagos një grua

Dyshohet që të ketë pasur një përplasje mes dy personave në këtë zonë dhe një prej të shtënave ka kapur zonjën në fjalë.

11 Gusht 2022, 16:35 Nga F.M
VIDEO/ Përplasje me armë në Prizren, plumbi ‘qorr’
Vendi ku ndodhi plagosja në Prizren

KOSOVË- Një grua ka mbetur e plagosur me armë zjarri në Prizren. Gazeta Sinjali shkruan se gruaja ndodhej tek tregu ‘Fatoni’ në Prizren në momentin që është plagosur me armë. Plumbi që ka kapur gruan në fjalë, mësohet se nuk ka qenë për të, por e ka qëlluar aksidentalisht.


Dyshohet që të ketë pasur një përplasje mes dy personave në këtë zonë dhe një prej të shtënave ka kapur zonjën në fjalë. Amuto-ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e plagosur është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

plagosje ne prizren

Sondazh

Poll