Bota

Ngjarjet në veri të Kosovës, zëdhënësi i BE: Po përgatitemi për takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit

Ky i fundit ështrë shprehur se Prishtina po përgatitet për të luftë pasi sipas saj po planifikon vrasjen e serbëve në veri të Kosovës pas konflikteve të fundit, shkruajnë mediat në Kosovë.

11 Gusht 2022, 15:59 Nga e.k
Ngjarjet në veri të Kosovës, zëdhënësi i BE: Po
Joseph Borrell dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga takimi që do të mbahet në Bruksel mes kryeministrit të bKosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ky i fundit nuk i ka kyrsyer akuzat ndaj Kosovës. 

Ky i fundit ështrë shprehur se Prishtina po përgatitet për të luftë pasi sipas saj po planifikon vrasjen e serbëve në veri të Kosovës pas konflikteve të fundit, shkruajnë mediat në Kosovë.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se janë të përqendruar në organizimin e takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb.

“Si rregull i përgjithshëm, ne s’komentojmë mbi deklaratat e të tjerëve siç kanë raportuar mediat, ne jemi të fokusuar për përgatitjet e takimit të lartë në mes Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti në Bruksel, më 18 gusht, për lëvizur përpara dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të mirën e njerëzve si në Serbi, si në Kosovë”, është shprehur ai.

aleksander vucic albin kurti

Sondazh

Poll