Aktualitet

Ndalohet për kontroll skafi në Sarandë, 61-vjeçari kundërshton efektivët

Efektivët kanë kërkuar që të ushtrojnë kontroll në mjetin lundrues, por 61-vjeçari ka kundërshtuar.

11 Gusht 2022, 15:31 Nga F.M
Ndalohet për kontroll skafi në Sarandë, 61-vjeçari
Foto ilustruese

SARANDË- Një 61-vjeçar është proceduar penalisht pasi nuk ka lejuar autoritetet që të ushtrojnë kontroll në mjetin e tij lundrues. Personi në fjalë është pikasur teksa lundronte me skaf dhe është ndaluar nga policia kufitare.

Efektivët kanë kërkuar që të ushtrojnë kontroll në mjetin lundrues, por 61-vjeçari ka kundërshtuar. Ai nuk ka pranuar që policia të kontrollojë dokumentacionet apo vetë skafin. Për pasojë, është proceduar penalisht. Nga dokumentacioni dhe kontrolli nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

policia e sarandes

Sondazh

Poll