Politike

Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit! Investimi 2 miliardë dollarë

I pranishëm në takim ishte Mohammed Alabbar themelues pronari dhe themeluesi i grupit EMAAR.

10 Gusht 2022, 20:22 Nga e.k
Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, nënshkruhet
Foto ilustruese

TIRANË- Duke folur para nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, kryemninistri Edi Rama u shpreh se më në fund pas një rrugëtimi tre vjeçar me shumë hapa sot nënshkruhet mkarrëveshja me "Eagle Hills Real Estate Development" shpk. I pranishëm në takim ishte Mohammed Alabbar themeluesi i grupit EMAAR.

Edi Rama: Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh teknike e negociatash jo të lehta, nënshkruhet sot Memorandumi i Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina", për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës midis "Eagle Hills Real Estate Development" shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company.

edi rama

Sondazh

Poll