Sport

Luhet për Superkupën e Europës, Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt zbulojnë formacionet zyrtare

Real Madrid dhe Frankfurt luajnë sot në Helsinki për trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Europës.

10 Gusht 2022, 20:32 Nga DOSJA

Luhet për Superkupën e Europës, Real Madrid dhe Eintracht

FINLANDË- Real Madrid dhe Frankfurt luajnë sot në Helsinki për trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Europës. Madrilenët vijnë në këtë ndeshje si fitues të Champions League, ndërsa skuadra gjermane si triumfuese e Europa League.

Ancelotti ka zgjedhur një formacion me të gjithë yjet, duke i besuar nga minuat e parë treshes së paprekshme të mesfushës Casemiro-Kroos-Modric, ndërsa në sulm Benzema do të mbështetet nga Vinicius dhe Valverde.

Kurse në radhët e Frankfurt do të mungojë një nga protagonistët kryesorë të viteve të fundit, Filip Kostic, i cili nuk do të luajë në këtë sfidë pasi pritet për firmën në Itali, ku do t’i bashkohet Juventusit.

Luhet për Superkupën e Europës, Real Madrid dhe Eintracht

E.Ç (Dosja.al)

real madrid frankfurt

Sondazh

Poll