Sport

Ibra, një e ardhme me ngjyrat kuqezi! Fëmijët e tij në ekipin e Milanit, vetë në rolin e menaxherit me Maldinin

Zlatan Ibrahimovic fillon të mendojë për karrierën e tij pasi të largohet nga futbolli aktiv

10 Gusht 2022, 19:27 Nga DOSJA

Ibra, një e ardhme me ngjyrat kuqezi! Fëmijët e tij në

ITALI- Zlatan Ibrahimovic fillon të mendojë për karrierën e tij pasi të largohet nga futbolli aktiv. Familja është prioriteti, prandaj Zlatan ka vendosur të sjellë me vete në Milano gruan e tij Helena dhe dy fëmijët, Maximilian (15) dhe Vincent (13). Zlatan do t'i shikojë ata të rriten me të rinjtë e Milanit, pasi ai tashmë ka ide të qarta për të ardhmen e tij. Suedezi do të punojë si menaxher, përkrah mikut të tij Paolo Maldini.

Dy “mini-Ibra” nga ana tjetër do të luajnë në radhët e kuqezinjve: babai i tyre i ka regjistruar në skuadrat e të rinjve, me shpresën se do të mund të ndjekin hapat e tij në futbollin profesionist. Suedezi tashmë ka nisur të shoqërojë dy djemtë e tij në stërvitje, duke i zhytur në mjedisin dhe kulturën fituese të Milanello-s.

E.Ç (Dosja.al)

ibrahimovic milan

Sondazh

Poll