Sport

Pique i shkon në ndihmë Barcelonës, i bën klubit propozimin e pabesueshëm

Mbrojtësi, i vetëdijshëm për vështirësitë financiare të klubit dhe problemet me regjistrimet si (Lewandowski, Koundé, Kessie, Christensen dhe Raphinha), informoi klubin se ai ishte i gatshëm të luante falas.

10 Gusht 2022, 20:19 Nga DOSJA

Pique i shkon në ndihmë Barcelonës, i bën klubit propozimin

SPANJË- Më shumë se 600 paraqitje dhe 30 trofe të fituar me fanellën e Barcelonës. Në moshën 35-vjeçare, këmbët e tij mund të jenë të lodhura, por Gerard Piqué ka një zemër të artë.

Mbrojtësi, i vetëdijshëm për vështirësitë financiare të klubit dhe problemet me regjistrimet si (Lewandowski, Koundé, Kessie, Christensen dhe Raphinha), informoi klubin se ai ishte i gatshëm të luante falas. Sipas AS, presidenti Laporta e ka cilësuar të papranueshëm propozimin bujar të Piques, edhe pse hapi negociatat për uljen e pagës.

Biseda mes lojtarit dhe klubit do të ishte zhvilluar në kuadër të një darke javën e kaluar. Nuk është hera e parë që Pique pranon një ulje page. Vitin e kaluar, ai refuzoi një pjesë të madhe të pagës së tij për të lejuar Barcelonën të finalizojë afrimet e Memphis Depay dhe Eric Garcia.

Një gjest si një senator i vërtetë, pavarësisht se Xavi e ka nxjerrë praktikisht jashtë projektit. Edhe nga Spanja kanë dalë zëra se Sergio Busquets ka nisur negociatat për uljen e pagës. Propozimi për të luajtur falas për Barçën kishte rrjedhur brenda mureve të klubit edhe në ditët vendimtare për lamtumirën e Messit.

E.Ç (Dosja.al)

pique barcelona

Sondazh

Poll