Sport

ZYRTARE/ Një italian për stolin e kuq, Partizani tani prezanton trajnerin e ri...

Giovanni Kolela do të prezantohet sot në orën 19:00. Ai ka drejtuar skuadra si Vicenza, Rimini, Siena, Como, Renate, Bassano dhe Legnago, ndërkohë që ka drejtuar edhe Apoloninë në periudhën 9 shtator-30 nëntor 2020.

10 Gusht 2022, 16:46 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Një italian për stolin e kuq, Partizani tani prezanton

TIRANE - Hamendjet janë shuar. Partizani ka prezantuar trajnerin e ri. Pasi u mbyll të hënën bashkëpunimi me Dritan Mehmetin, sot është zyrtarizuar ulja në krye të pankinës së kuqe e italianit Giovanni Kolelas.

56-vjeçari është tekniku italiani i radhës që merr drejtimin e Partizanit, pas emrave si Agostinelli, Lerda, Iuliano apo Sormani. Më parë ai ka drejtuar skuadra si Vicenza, Rimini, Siena, Como, Renate, Bassano dhe Legnago. Kolela do të prezantohet sot në orën 19:00. Më pare ai ka drejtuar edhe Apoloninë në periudhën 9 shtator-30 nëntor 2020.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Giovanni Kolela. 55 vjeçari italian, i cili do të drejtoj skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini. Kolela do t’i bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani”, lexohet në postimin e Partizanit në faqen zyrtare.

Si çdo sezon objektivat e “Demave” janë fitimi i trofeve, teksa sfida e parë e sezonit 2022/2023 në Abissnet Superiore do të luhet në shtëpi përballë Egnatias më 20 gusht.

ZYRTARE/ Një italian për stolin e kuq, Partizani tani prezanton

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll